100 vite KMSH, Bujar Spahiu: Kontribut në besimin islam dhe çështjen kombëtare
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë këtë vit shënoi 1 shekull nga themelimi i tij. Drejtuesi Bujar Spahiu tha se sfidat kanë qenë të shumta teksa vlerësoi kontributin e klerikëve në ruajtjen e besimit islam dhe konsolidimin e shtetit.
1 shekull nga themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu solli në vëmendje kontributin e klerikëve myslimanë përgjatë këtyre 100 viteve.
E cilësoi një shekull plot sfida e vlerësoi kontributin e Komunitetit jo vetëm në çështjet fetare por edhe ato kombëtare.
Presidenti Bajram Begaj tha se KMSH ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e shtetit shqiptar.
Në 1 shekull veprimtari tha ai ky institucion ka dyshuar se shërbimi ndaj kombit e besimit janë vlerë e mision.
Përvjetori i rëndësishëm u përkujtua këtë fillim maj përmes një ceremonie ku të pranishësh ishin përfaqësues të lartë të shtetit, besimeve fetare e trupit diplomatik.