"Unë mjeku me medalje të artë, 220 mijë euro i kam fituar nga çmimet ndërkombëtare" Edvin Prifti flet para gjykatës

"Unë mjeku me medalje të artë, 220 mijë euro i kam

"Kam 220 çmime dhe 1 ndërkombëtar të marrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Kështu është shprehur mjeku, Edvin Prifti, para trupës gjykuese ku e ka cilësuar të çuditshëm kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij.

Madje sa i përket 220 mijë eurove të gjetura avokati i Edvin Priftit ka theksuar se ato janë tërësisht të ligjshme të fituara nga çmimet e marra dhe puna në shtet e privat.

Mjeku ka mohuar akuzën e pastrimit të parave dhe se paratë janë të ligjshme.Ai ka treguar dy kontrata premtimi shitjeje në Priskë ku është bashkëpronar.

Mjeku kërkoi heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” dhe vendosjen e një mase sigurie më të butë “detyrim me paraqitje”

Qëndrimin për pafajësi e ka dhënë dhe para gazetarëve, pak para se ndaj tij të jepej masa e arrestit me burg.

“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe “la Sapienza” ka treguar mjeku duke nënvizuar se të ardhurat në Itali kanë qenë shumë të mira.Kam marrë 220 çmime dhe një çmim ndërkombëtar në USA, të cilin nuk e ka fituar askush nga Lindja.Jam kthyer në 2006 në Shqipëri.  Njerëzit operoheshin jashtë dhe unë ngrita besimin duke drejtuar kardiokirurgjinë që shqiptarët të operoheshin në Tiranë. Jam denoncuesi i parë i Covid dhe gjithmonë do të them të vërtetën. S’ kam fshehur asgjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga prokuroria që kërkoi arres me burg. Unë  kam operuar mijëra shqiptarë.

Muk mungoi as kundërpërgjigja ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili e konsideroi lajm të mirë arrestimin e tij.

 “Sapo erdha nga një lokal pranë gjykatës ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit që më thoshte se jam arrestuar dy orë më përpara.  Pyetjet duhet tia drejtoni atij sepse unë tashmë jam arrestuar” .

Sa i përket pyetjes së gazetarëve mbi bindjet politike, Prifti dha një tjetër reagim.

"Pikëpamjet e mija nuk janë të djathta por thellësisht demokratike, liberale në funksion të asaj që duam të ndërtojmë. Mendimet e mija janë të dokumentuara. Nëse shkojnë ndesh me personalitete të caktuara  kjo është çështje tjetër".

Mjeku kirurg shtoi se është kthyer në Shqipëri në vitin 2006 kur shqiptarët zgjidhnin të operoheshin jashtë, dhe tani ai thotë se ka kthyer besimin te mjekësia.

Prokuroria kërkon “burg” për mjekun Prifti, i shtohet akuza e “pastrimit të parave”

LEXO EDHE: “Unë mjeku me medalje të artë, 220 mijë euro i kam fituar nga çmimet ndërkombëtare” Edvin Prifti flet para gjykatës

Vendi Lajme Kronike dosja e krujes edvin prifti

EMISIONET