47 ditë në shesh/ Nikola Kedhi: Ja si do të përballemi me narkoshtetin dhe rruga drejt qeverisë teknike

Një thirrje e fortë për bashkim përtej dallimeve politike dhe shoqërore ka ardhur nga radhët e opozitës, teksa protestat e qytetarëve kanë hyrë në ditën e tyre të 48-të.

Nikola Kedhi, nënkryetar i sapozgjedhur i PD, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", deklaroi se situata e vështirë e vendit kërkon një bashkim emergjent për të shpëtuar Shqipërinë nga ajo që ata e cilësojnë si një "klikë antishqiptare" dhe "narkoshtet".

Sipas zhvillimeve të fundit, strukturat e PD-së, duke përfshirë Kuvendin dhe Këshillin Kombëtar, kanë analizuar me vëmendje kërkesat e qytetarëve dhe po artikulojnë një qëllim të përbashkët: largimin e menjëhershëm të kryeministrit dhe të qeverisë aktuale. Zgjidhja e propozuar është krijimi i një qeverie teknike ose kujdestare, e cila do të ketë si mision kryesor garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.

" Si shoqëri mendoj që biem dakord në vështirësitë që ka vendi dhe në situatën në të cilën ne ndodhemi. Fakti që sot në shesh prej 47-48 ditësh në mos gaboj protestojnë qytetarët shqiptarë të të gjithë grupimeve politike, shoqërore, përtej dallimeve, sepse unë mendoj është momenti që ne duhet të lëmë dallimet pas.

Dallimet janë të shumta mes nesh, por është momenti për t'i lënë pas dhe për t'u bashkuar me emëruesin më të vogël të përbashkët.

Ajo që na bën bashkë të gjithë që është çlirimi i Shqipërisë nga një klikë e vogël antishqiptare që po e shkatërron atë. Dhe kërkesat që janë të shoqërisë shqiptare për t'u përballur në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë narkoshtet, janë dëgjuar nga anëtarët e Partisë Demokratike, nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar fillimisht, të Këshillit Kombëtar e kështu me radhë, në konstituimin e të gjithë funksioneve, organeve të Partisë Demokratike.

Ka ndodhur patjetër një dëgjim i të gjithë kërkesave të shoqërisë shqiptare sepse ne biem dakord në pikën kryesore që kryeministri duhet të largohet, kjo qeveri duhet të largohet, duhet të shkojmë drejt një qeverie teknike ose kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetja që shtrohet është si mund ta bëjmë këtë gjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe demokratët ashtu siç ata dinë ta bëjnë, janë ngritur në lartësinë që kërkojnë këto sfida dhe janë përgjigjur në mënyrën e duhur me votën e tyre. Në Partinë Demokratike, ndryshe nga partia në pushtet dhe nga partitë e tjera, votohet dhe kjo është një gjë e mirë. Që ne sot së bashku jemi duke diskutuar për një proces zgjedhor në një parti politike dhe i japim shembullin e garës që mungon tek ata që ne kemi përballë",u shpreh Kedhi.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET