"Burg" për mjekun Edvin Prifti, gjykata jep vendimin, iu shtua akuza e "pastrimit të parave"

Ora 14: 17 Gjykata dha masen e sigurise "arrest me burg" per doktorin Evdin Prifti.

Seanca
Shfaqet në Gjykatën kundër Krimit dhe Korrupsionit edhe mjeku kardiokirurug i QSUT-së, Edvin Prifti, tashmë i pezulluar nga detyra nga SPAK.

Kontrolli i kryer pasditen e të enjtes, 11 shkurt në banesën e tij zbuluan 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë në zyrën dhe banesën e kardiologut të njohur. Prandaj atij i është shtuar dhe akuza e pastrimit të parave.

Prokuroria kërkon ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg"

Si nisen hetimet
Hetimet ndaj tij nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës  të cilat kishin nisur për lirimin e të dënuarve por që kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme edhe korrupsionin në shëndetësi.

SPAK bën me dije se  nga përgjimet ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion nënën e saj.

Në këtë skemë të kundraligjshme sipas Prokurorisë së Posaçme janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.  

Akuzat qe u ngriten me 11 shkurt

Edvin Prifti, mjek kardiokirurg në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ndaj tij është dhënë masë  sigurie pezullimi i ushtrimit të detyrës, I dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv I personave që ushtrojnë funksione publike”

Trëndafile Frangu, infermiere në  Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ndaj saj  është dhënë masë  sigurie pezullimi i ushtrimit të detyrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim  I ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”

Migena Skënderi, masë sigurie detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore. E dyshuar për veprën penale “Ushtrim  I ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet dosja e krujes edvin prifti

EMISIONET