Tentoi të vrasë biznesmenin në Elbasan duke i vendosur 1 kg tritol poshtë makinës, 25 vite burg për Astrit Sinanaj

Tentoi të vrasë biznesmenin në Elbasan duke i vendosur 1 kg

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 25 vite burg Astrit Sinanajn, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan duke vendosur poshtë makinës së tij 1 kg tritol C4.

Lënda eksplozive fatmirësisht nuk shpërtheu dhe u çaktivizua nga forcat xheniere të RENEA-s.

Sinanaj është deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burg për 4 akuza “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burgim për Astrit Sinanaj.

Biznesmeni Fuad Verzivollin kishte deklaruar në gjykatë se atentatin ndaj tij e kishte financuar Florenc Çapja.

Së bashku me Sinanaj u dënua me 10 muaj burgim për moskallëzim krimi dhe mikun e Sinanajt, Thanas Thoma.

Vendi elbasan Lajmi i fundit Kronike atentat me eksploziv astrit sinanaj

EMISIONET