NË BETEJË ME META DHE TIKTOK! Nëna italiane padi gjigantëve të rrjeteve sociale pas fatit tragjik të vajzës së saj

Një nënë italiane ka nisur një betejë ligjore ndaj platformave Meta dhe TikTok, pas vdekjes tragjike të vajzës së saj 12-vjeçare. Irene Roggero Ugues pretendon se algoritmet e rrjeteve sociale e ekspozuan vajzën ndaj përmbajtjeve të dëmshme që lidhen me vetëlëndimin. Padia kërkon kufizime më të forta për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit dhe më shumë përgjegjësi nga kompanitë teknologjike.

NË BETEJË ME META DHE TIKTOK! Nëna italiane padi gjigantëve

Një histori tragjike familjare ka hapur një debat të gjerë në Itali mbi ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët.

Irene Roggero Ugues humbi vajzën e saj 12-vjeçare, Rossella, e cila sipas familjes nisi të ndryshonte sjellje pasi u përball me një rrjedhë të vazhdueshme përmbajtjesh të lidhura me depresionin dhe vetëlëndimin në internet.

Vetëm pas vdekjes së vajzës, prindërit zbuluan se ajo kishte përdorur rrjetet sociale shumë më tepër nga sa kishin menduar. Ata gjetën edhe një profil të fshehtë në Instagram me emrin “Just a dead pers0n”, ku ajo kishte publikuar materiale që pasqyronin gjendjen e saj emocionale.

Sipas familjes, algoritmet e platformave i kishin sugjeruar vazhdimisht përmbajtje të ngjashme, duke e futur vajzën në një cikël gjithnjë e më të rëndë emocional.

Për këtë arsye, familja e Rossellës, së bashku me disa prindër të tjerë, ka ngritur padi ndaj kompanive Meta, pronare e Instagram dhe Facebook, si dhe TikTok.

Kjo është ndër përpjekjet e para në Itali që synon të sfidojë drejtpërdrejt mënyrën se si funksionojnë algoritmet e rrjeteve sociale dhe ndikimin e tyre te të miturit.

Kompanitë teknologjike kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se kanë masa mbrojtëse për përdoruesit e rinj, përfshirë kufizime të përmbajtjeve të dëmshme dhe mjete kontrolli për prindërit.

Megjithatë, familjet argumentojnë se kontrollet ekzistuese nuk janë të mjaftueshme, pasi fëmijët mund t’i anashkalojnë lehtësisht kufizimet dhe të ekspozohen ndaj materialeve të rrezikshme.

Debati për sigurinë online po zgjerohet edhe në Europë, ku autoritetet po kërkojnë rregulla më të forta për mbrojtjen e të miturve nga përmbajtjet që mund të ndikojnë shëndetin mendor.

Nëna e Rossellës thotë se beteja e saj nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë për vajzën, por edhe me ndërgjegjësimin e prindërve të tjerë për rreziqet që mund të fshihen pas përdorimit të pakontrolluar të rrjeteve sociale.

 

EMISIONET