RËNDËSIA E SIGURIMIT SHËNDETËSOR! Rrëfimi i 27-vjeçarit që përballoi sëmundjen me mbështetjen e SIGAL

“Do t’u thosha që një sigurim shëndetësor është i nevojshëm në këto kushte, sepse pavarësisht nga mosha, mund t’i ndodhë gjithkujt. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme që ka njeriu.”

Ky është apeli i një 27-vjeçari nga Tirana, i cili kostot e mëdha të trajtimit të neoplazisë malinje i përballoi falë një sigurimi shëndetësor në SIGAL.

“Unë u diagnostifikova në Shqipëri, më pas kreva një ndërhyrje në Shqipëri dhe më pas u drejtova jashtë...”

Tumori, neoplazia e tiroides, zhvillohet në gjendrën tiroide dhe shpesh zbulohet përmes kontrolleve rutinë, ekografisë tiroide apo identifikimit të një noduli në qafë.

Një sigurim shëndetësor mund të ndryshojë kapacitetet e përballjes me këtë sëmundje.

“Në qoftë se do të isha pa mbulim shëndetësor, patjetër që situata do të ishte e vështirë...”

Trajtimi i kësaj sëmundjeje mund të përfshijë kirurgji, terapi me jod radioaktiv dhe ndjekje të vazhdueshme mjekësore.

Në varësi të llojit të sigurimit, mund të përfitohet dëmshpërblim në para kur konfirmohet diagnoza, apo rimbursim i shpenzimeve të trajtimit sipas kontratës.

“Mentaliteti në Shqipëri është pak i paditur nga kjo pjesë, sepse njerëzit nuk e kanë akoma idenë se çfarë është. Shumica e njerëzve, me aq sa kuptoj unë, nuk e dinë që mund të përfitosh shuma të mëdha nga sigurimi shëndetësor...”

Në SIGAL, të tre kartat bazë të shëndetit, Base, Silver dhe Gold, si dhe dy paketat e dedikuara për trajtime antitumorale, Jetë Plus me Cash dhe Jetë Plus me Përkujdesje, ofrojnë mbulime financiare për t’u përballur me “sëmundjen e shekullit”. Mbulimi, në varësi të kontratës së sigurimit, mund të shkojë deri në 1 milion euro.

Në dy vitet e fundit, kompania ka paguar rreth 8 milionë euro, ose gati gjysmën e të gjitha dëmeve shëndetësore të siguruara. Edhe gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, sipas AMF-së, SIGAL ka paguar afro 1.2 milionë euro, gati gjysmën e të gjitha dëmeve shëndetësore të paguara nga industria.

Në një treg me 6 operatorë, kompania ka paguar 48% të të gjitha dëmeve të sigurimit shëndetësor në dy vitet e fundit, ose rreth 8 milionë euro. Edhe gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, sipas AMF-së, SIGAL ka paguar afro 1.2 milionë euro, duke mbajtur peshën kryesore të pagesave të dëmeve në tregun e sigurimeve shëndetësore.

EMISIONET