Do jetë Eklipsi më i gjatë i shekullit! Dita kthehet në natë për më shumë se 6 minuta! Ja kur do ndodhë!

Dita do të bëhet natë për një kohë rekord prej 6 minutash e 23 sekondash më 2 gusht 2027, kur Hëna do të mbulojë tërësisht Diellin gjatë një eklipsi total diellor.
Ky fenomen konsiderohet eklipsi më i gjatë total i këtij shekulli dhe një nga më të rrallët që ndodh në cikle shumë të gjata kohore.
Eklipsi do të shihet më qartë në disa rajone të botës, duke filluar nga Oqeani Atlantik dhe duke vijuar në Europën Jugore, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.
Ai do të jetë i dukshëm nga vende si Spanja, Gjibraltari, Maroku, Algjeria, Tunizia, Arabia Saudite apo Jemeni.
Sipas llogaritjeve astronomike, kohëzgjatja më e lartë do të jetë në Egjipt, cka e kthen këtë vend në një nga zonat kryesore të vëzhgimit të fenomenit qiellor. Shkencëtarët shpjegojnë se kohëzgjatja e pazakontë e eklipsit lidhet me një rreshtim të veçantë të Tokës, Hënës dhe Diellit.
Hëna do të ndodhet relativisht pranë Tokës, duke u dukur më e madhe në qiell, ndërsa planeti ynë do të jetë në pikën më të largët të orbitës nga Dielli, çka e bën diskun diellor të duket pak më i vogël.
Gjatë fazës së eklipsit total, dita do të shndërrohet për pak minuta në muzg. Kjo është gjithashtu e vetmja fazë kur mund të shihet me sy të lirë korona diellore.
Astronomët e konsiderojnë këtë ngjarje si një nga spektaklet më të rralla dhe më të rëndësishme astronomike të shekullit, që pritet të tërheqë vëmendjen e miliona vëzhguesve dhe entuziastëve nga e gjithë bota


