Kriza e çipave godet tregun: Smartfonët priten të shtrenjtohen deri në 14% në Evropë gjatë 2026!

Kriza e çipave godet tregun: Smartfonët priten të shtrenjtohen

Çmimet e smartfonëve në Evropë pritet të rriten ndjeshëm gjatë vitit 2026, ndërsa industria globale e telefonisë po përballet me një krizë të re të furnizimit me çipa memorieje.

Sipas analizave të publikuara nga IDC dhe Counterpoint Research, tregu global i telefonave inteligjentë mund të përjetojë rënien më të madhe të viteve të fundit, ndërsa çmimet mesatare të pajisjeve pritet të rriten deri në 14 për qind.

Shkaku kryesor lidhet me mungesën e çipave DRAM dhe komponentëve të tjerë të memories, të cilët përdoren si në smartfonë ashtu edhe në qendrat e të dhënave që mbështesin zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Kërkesa në rritje për infrastrukturën e AI nga gjigantët teknologjikë si Meta, Google dhe Microsoft ka bërë që prodhuesit e çipave t’i japin përparësi qendrave të të dhënave, duke reduktuar furnizimin për industrinë e telefonisë mobile.

Analistët paralajmërojnë se segmenti i telefonave Android me çmime të ulëta do të jetë më i godituri nga kjo situatë. Nga ana tjetër, kompani si Apple dhe Samsung, falë kapaciteteve më të mëdha financiare dhe fokusit tek modelet premium, pritet të forcojnë pozitat e tyre në tregun evropian.

Ndërkohë, prodhues të tjerë si Xiaomi po rishikojnë strategjitë e tyre për t’u përshtatur me kushtet e reja të tregut, në një periudhë që pritet të sjellë sfida të mëdha për konsumatorët dhe industrinë e teknologjisë.

EMISIONET