Foto/ Shpikja e 'doktor Vdekjes', ja shteti evropian që ligjëroi 'arkivolët e vetëvrasjes'

Foto/ Shpikja e 'doktor Vdekjes', ja shteti evropian që

Në Zvicër janë legalizuar 'kapsulat vetëvrasëse' portative që mund  të transportohen në vende 'idilike' për t'u përdorur nga njerëzit që duan t'i japin fund jetës.

Bordi i rishikimit mjekësor të vendit ka dhënë dritën jeshile për përdorimin e pajisjeve të ngjashme me arkivolin, të quajtur Sarco Suicide Pods, të cilat janë krijuar për personat që duan të kryejnë vetëvrasje.

Vetëvrasja ka qenë e ligjshme në Zvicër që nga viti 1942.

Kapsulat Sarco janë zhvilluar nga Exit International, një firmë jofitimprurëse që ka mbrojtur legalizimin e eutanazisë vullnetare dhe vetëvrasjen e asistuar.

Zhvilluesi dhe themeluesi i Exit International Dr Philip Nitschke, i njohur si "Doktor Vdekja" tha për SëissInfo.ch se kapsulat mund të vihen në punë.'

“Pajisjen mund ta çosh në një vend të bukur dhe aty të nisësh procedurën. Mund ta bësh vetë, por mund të bëhet edhe një eutanazi e asistuar. Arkivoli funksionon duke ulur nivelin e oksigjenit në organizëm. Për ta përdorur pajisjen, duhet t’i përgjigjesh fillimisht një pyetësori “online” dhe të japësh prova që vendimi për t’i dhënë fund jetës tënde është 100% personal”, shpjegon Dr. Vdekja.

Sigurimi i mjeteve për kryerjen e vetëvrasjes është i ligjshëm nëse veprimi që shkakton drejtpërdrejt vdekjen kryhet nga personi që dëshiron të vdesë.

Vetëvrasja e asistuar është gjithashtu e ligjshme në Holandë, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe Kanada.

Foto/ Shpikja e 'doktor Vdekjes', ja shteti evropian që

Foto/ Shpikja e 'doktor Vdekjes', ja shteti evropian që

Foto/ Shpikja e 'doktor Vdekjes', ja shteti evropian që

EMISIONET