Habit Safet Gjici: As në Gjermani nuk e gjen këtë investim që është bërë në Kukës

Edhe një herë tjetër kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici po bën xhiron në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e tij.

Gjici gjatë një prononcimi për pastrimin e qytetit nga mbetjet u shpreh se në disa lagje të Kukësit është bërë investim i madh që nuk e gjen as në Gjermani.

Po ashtu, Gjici u kërkoi qytetarëve të Kukësit të sensibilizohen për të hedhur mbetjet në koshin e plehrave, duke shtuar se është ngritur një “Task-Forcë” e cila do të gjobitë ata që ndotin ambientin.

Gjici: Ne po pastrojmë çdo ditë, që kur kemi marrë drejtimin e bashkisë ju e dini mirë që i kemi dhënë prioritet pastrimit të qytetit. Mirëpo ky investim që është bërë këtu në lagjet 4-5-6 siç thonë disa që vijnë nga Gjermania: As në Gjermani nuk e gjen këtë investim. Tani nuk dua të them që ne mund të krahasohemi me Gjermaninë, sepse është krahasim shumë i madh. Po ja një shembull për të treguar që ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të fillojë që këtu tek pastrimi i ambientin. Ja ku e kemi koshin e plehrave dhe shikoni si i hedhin qytetarët plehrat në tokë. Pra në vend që ti hedhin në kosh, por i hedhin në tokë në këtë investim të ri që është bërë dhe presim deri nga fundi i muajit të përfundojë totalisht dhe do të vijojë edhe në lagjet e tjera.

Përditë është një aksion kombëtar jo vetëm në qytetin e Kukësit, por në të gjithë territorin e Shqipërisë ka dalë ligji i veçantë për pastrimin dhe mbetjet urbane dhe në Kukës 90% e qytetarëve janë ndërgjegjësuar duke na u bashkuar në aksionin e pastrimit. Ne kemi dalë këtu për ti thënë qytetarëve që t’i hedhin mbeturinat në vendin e caktuar. Kemi ngritur një task forcë e cila do të vendosë gjoba dhe ndjekje penale. Në kodin penal parashikohet që ai që ndot ambientin shkon edhe në burg.

Habit Safet Gjici: As në Gjermani nuk e gjen këtë investim

EMISIONET