Një 66 vjeçar u ekzekutua me dy plumba në një atentat të mirëorganizuar ndaj tij në zonën e rrugës së Elbasanit pranë piramidës në tiranë.

Viktima është Behar Sulo Sofia nga Lapardhaja Beratit  banues ne rrugën e Qelqit Kombinat.

66-vjeçari është qëlluar me dy plumba rreth orës 09.00 ndërkohë që autorët kanë përdorur një armë me silenciator të cila nuk është dëgjuar për asnjë moment ndërsa të parët që konstatuan viktimën të rrëzuar në rrugë ishin kalimtarët e rastit të cilët më pas njoftuan policinë

Ambulanca është nisur me shpejtësi drejt spitalit por Behar Sofia nuk ka arritur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra duke humbur jetën  sapo mbërriti në urgjencë

Viktima njihej si person me aktivitet në disa biznese të cilave vite më parë ishin sulmuar me eksploziv në zonën e stadiumit dynamo në tiranë. Dëshmitarë të ngjarjes dhe policia thanë se 66-vjeçari sapo kishte dalë nga banesa e tij që ndodhet në zonën ku ndodhi atentati, në zonën pas ETC në momentin që është përballur me atentatorin.

Ky i fundit mendohet se ka qenë vrasës me pagesë pasi ka vepruar i maskuar duke qëlluar dy herë nga pas viktimën dhe më pas është larguar në këmbë drejt zonës së Taivanit.

Dyshohet se viktima është vëzhguar për disa ditë me radhë pasi autori njihte mirë zonën dhe ka arritur të lëvizë në një itinerar që nuk ka kamera vëzhgimi.

Grupi i hetimit ka marrë në pyetje familjarë të viktimës si dhe dëshmitarë të ngjarjes të cilët nuk kanë arritur të shpjegojnë asgjë në lidhje me autorin e krimit të cilët kanë arritur të largohen të pa shqetësuar nga policia.

Raportimi deri ne oren 12:00

Ora 11: 29 Ora News siguron foto të 66 vjeçarit të vrarë sot në qendër të Tiranës. Behar Sofia ishte nga fshati Lapardha i Beratit.

Gazetari i kronikës në Ora News, Elton Qyno jep detaje nga atentati i sotëm në Tiranë ku mbeti i vrarë 66-vjeçari shtetasi Behar Sofia.

Sipas tij, viktima ka qenë duke shkuar për të takuar një mikun e tij pranë “Rrugës së Elbasanit” kur është qëlluar me dy plumba pranë zonës së Piramidës.






Ora 11: 00 Po shkonte të takonte mikun, Behar Sofia mori plumb në gjoks dhe qafë

Ora 10:00 Policia blindon kryeqytetin

Ne foto: Ekspertet ne vendngjarje, ku ndodhi vrasja e Behar Sofise


Ora 09:36 Njoftimi i policisë: Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç,  i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 09:31 – Atentati nga makina
Viktima dyshohet se është qëlluar nga një makinë bën të ditur gazetari i Ora News. Por nuk konfirmohet nga policia. Vrasja ndodhi rreth orës 09:00

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.

Ora 09:13 – Kush eshte viktima e atentatit

Viktima është identifikuar si Behar Sofia, 66 vjeç ka qenë duke ecur në këmbë në trotuarin buzë Lanës, pranë Piramidës kur është qëlluar nga person/a ende të paidentifikuar.

66 vjeçari Sofia, nga qyteti i Beratit njihet si biznesmen, ndërkohë që ka pasur edhe precendetë të mëparshëm penal. Ai është transportuar për në spital, ku mësohet se ka ndërruar jetë.

.