Atentati: Po shkonte të takonte mikun, Behar Sofia mori plumb në gjoks dhe qafë

Atentati: Po shkonte të takonte mikun, Behar Sofia mori plumb në gjoks

Gazetari i kronikës në Ora News, Elton Qyno jep detaje nga atentati i sotëm në Tiranë ku mbeti i vrarë 66-vjeçari shtetasi Behar Sofia.

Sipas tij, viktima ka qenë duke shkuar për të takuar një mikun e tij pranë "Rrugës së Elbasanit" kur është qëlluar me dy plumba pranë zonës së Piramidës.

66-vjeçari ka marrë dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks dhe u dërgua me urgjencë në spital. Por pa mundur të mbijetojë.

Dyshohet se në krim është përdorur një armë me silenciator pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna.

Behar Sofia kishte disa biznese në Tiranë dhe Durrës, ndërsa emri i tij, përveç lidhjeve me grupet e drogës, përmendet edhe në ngjarjen e 7 gushtit 2009 kur në Durrës u vranë katër efektivë policie.

Gazetari i Ora News njofton se hetimet po drejtohen nga prokurori Bledar Maksuti.

Lexo edhe:

Atentati trondit Tiranën, ekzekutohet 66-vjeçari. Policia “blindon” kryeqytetin

Vendi Lajme Ora News Kronike tirane vrasja atentati ne tirane elton qyno behar sofia

EMISIONET