Të ndërtosh TV me 1 euro, Carlo Bollino merr nga shteti 4 mijë metra katrorë me kosto 4 milionë euro

Të ndërtosh TV me 1 euro, Carlo Bollino merr nga shteti 4 mijë

Kjo sipërfaqe toke me rreth 4 mijë metër katrorë, e vendosur në një nga zonat më të kërkuara në Tiranë tashmë është dhënë me qira me shumën 1 euro kontrata.

Vendimi nuk është dhënë as për zhvillimin e industrisë, as për shkollë apo kopshte, por për ndërtimin e Televizionit të Carlo Bollinos.

Sipas hartës së çmimeve të miratuar nga qeveria, për kompensimin e pronarëve, vlera në këtë zonë shkon nga 1 milionë deri në 1 milionë e 200 mijë lek metri katror.

E në fakt sipas të dhënave kjo sipërfaqe u është njohur pronarëve.

Rekomandimet ndërkombëtare, por dhe në qëndrimet e qeverive shqiptare, prioritet i jepet kompensimit fizik për të ulur koston që do të ketë shteti.

Në rastin konkret kjo nuk ka ndodhur.

Në rast se marrëveshja për dhënien t'i dhënë Carlo Bollinos me qira 1 euro do të finalizohet, kosto që do të përballojë shteti shqiptar do të shkojë në të paktën 4 milionë euro, të cilës i shtohet dhe interesi bankar i munguar, para të cilat si gjithnjë i paguajnë taksapaguesit.

Në fakt sipas ligjit, vlerësimi i tokës bëhet sipas zonës kadastrale në momentin e sekuestrimit.

Por edhe para vitit 1976, kjo sipërfaqe ka qenë tokë truall.

Vendi Lajme kosto shteti Aktualitet TV Ora kontrate carlo bolino

EMISIONET