Zidane, një hap larg marrjes së drejtimit të Bayernit

Zidane, një hap larg marrjes së drejtimit të Bayernit

Zinedine Zidane është shumë pranë marrjes së drejtimit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer marrëveshjen mes ish-trajnerit të Realiut dhe klubit gjerman. Edhe pse ende nuk ka asnjë firmë.

Pasi kanë marrë refuzimin e Nagelsmann, bavarezët janë hedhur në sulm për Zizou. Me të cilin kanë tashmë një akord në parim. Francezi, i vetmi trajner që ka fituar Champions League për tri vite radhazi, ka bërë kërkesa të rëndësishme në merkato për klubin para se të marrë një vendim përfundimtar.

Siç shkruan e përditshmja iberike, Zidane ka kërkuar siguri për merkaton e verës, me referime të qarta për përforcimet që dëshiron të ketë në dispozicion për t’i thënë po projektit.

Me 51-vjeçarin që kështu do të kthehet në stol pas tri sezoneve pushim, pas impenjimit të fundit me Realin. Los Blancos janë rivalët e ardhshëm në Champions të bavarezëve, një kompeticion që Tuchel dëshiron ta fitojë para lamtumirës.

EMISIONET