Ylli i Shpresave të Kombëtares shkëlqen sërish/ Kristian Shpendi regjistron golin e nëntë në kampionat

Ylli i Shpresave të Kombëtares shkëlqen sërish/ Kristian

Talenti shqiptar, Kristian Shpendi, është abonuar me golin në Serinë C italiane. Ylli i Shpresave, gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Çezenës.

20-vjeçari, shënoi golin e dytë për të tijët në transfertën e Recanateses, në minutën e 7-të, me fragmentin e parë që përfundoi me shifrat 0-2 për Çezenën. 

Ky ishte goli i nëntë në kampionat në 13 javë për Kristian Shpendin, i cili është shndërruar në një bomber të vërtetë te bardhezinjtë.

Sulmuesi është duke ecur në gjurmët e vëllait të tij binjak, Stiven Shpendi, që sezonin e kaluar u shpall golashënues te Çezena, ndërkohë që në merkaton e verës u transferua tek Empoli në Serinë A.  

EMISIONET