Askush si ai në Europë, Calhanoglu regjistron statistikën mbresëlënëse me Interin që kur u transferua tek zikaltërit

Askush si ai në Europë, Calhanoglu regjistron statistikën

Hakan Çalhanollu vazhdon të shënojë për Interin dhe “specialiteti” i tij padyshim janë penalltitë.

Goli i shënuar sot ndaj Udinezes ishte i 8-ti sezonal, i 7-i që shënonte me penallti mesfushori turk.

Ai është treguar deri tani i pagabueshëm nga pika e bardhë që kur ka veshur fanellën e zikaltërve dhe këtë e tregojnë më së miri statistikat e tij.

Që kur ka veshur për herë të parë fanellën e Interit në fillimin e sezonit 2021-2022, mesfushori turk ka ekzekutuar dhe realizuar të 10 tentativat e tij nga pika e bardhë.

Sipas faqes së specializuar për statistikat sportive ”Opta”, kjo është shifra më e lartë mes futbollistëve të cilët nuk kanë gabuar asnjë penallti gjatë kësaj periudhe në Europë, duke ruajtur saktësinë 100% në realizime.

EMISIONET