Pioli flet pas humbjes me Atalantën: Kishim nevojë për më shumë qartësi, duam të qëndrojmë në Evropë

Pioli flet pas humbjes me Atalantën: Kishim nevojë për më

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur median pas disfatës si mysafir ndaj Atalantës, duke mos e fshehur zhgënjimin për paraqitjen e kuqezinjve.

Keqardhje që të paktën nuk morët një pikë?

Kur ishim 11 me 11 në fushë, dukej se inercia ishte më shumë në anën tonë. Duhet të ishim më të qartë në zgjedhjet tona në mbrojtje dhe këto janë gabime që na kushtojnë shumë.

Një koment për dy golat e parë të shënuar?

Nuk punuam mirë si ekip në fazën e mbrojtjes. E filluam ndeshjen me intensitet dhe cilësi, duhej të merrnim rezultat pozitiv, por po largohemi me një disfatë të rëndë.

A mund të jenë alibi mungesat në mbrojtje?

Ka mungesa, por ne e luajtëm ndeshjen më mirë se kundërshtarët në pjesën e parë. Na rëndojnë disa naivitete, do të duhet të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme.

Kthimi i Bennacerit ishte pozitiv…

Nëse ndeshja do të kishte përfunduar 2-2, shumë gjëra do të ishin pozitive. Ne donim të siguronim vazhdimësi, ishim të përfshirë në ndeshje, por, fatkeqësisht, kundërshtarët tanë brenda zonës ishin më të mirë se ne.

Ata mund të luajnë së bashku, por më pas na u desh të ndryshonim mesfushën dhe anësorët. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme në Evropë, duam të qëndrojmë atje dhe kemi vetëm një rezultat në dispozicion.

Ai duhet të jetë mirë, do t’i bashkohet ekipit nesër. Ditët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.

Si ndiheni për vlerësimet e luhatshme të punës suaj?

Jam trajner i Milanit, pritshmëritë janë të mëdha dhe rezultatet nuk korrespondojnë me to. Më duhet vetëm të mendoj për punën dhe përmirësimin e lojtarëve.

EMISIONET