Wembanyama udhëheq Spurs drejt fitores në New York, seria e finales bëhet më e fortë

Në tempullin e basketbollit, Madison Square Garden, atmosfera ishte elektrikzuese. Mijëra tifozë të veshur me portokalli e blu brohoritën “Knicks! Knicks!” gjatë gjithë ditës, ndërsa skuadra e New Yorkut, kthehej në shtëpi për Game 3 të Finales NBA pas 27 vitesh mungese.
Knicks udhëhiqnin serinë 2-0 kundër Spurs të Victor Wembanyamës dhe shpresonin të bënin një hap të madh drejt titullit.
Pas dy triumfesh dramatike në San Antonio (105-95 në Game 1 dhe 105-104 në Game 2), New York Knicks, mbërritën në MSG me një seri prej 13 fitoresh radhazi në playoffs. Jalen Brunson, Karl-Anthony Towns dhe Mikal Bridges kishin qenë heronjtë kryesorë, por Spurs me superstarin 2.24 metra të gjatë luftuan me të gjitha forcat dhe ia arritën ti ndalën Knicks.
Hyrja në arenë filloi gjashtë orë para ndeshjes. Stadiumi me 25 mijë vende ishte plotësisht i shitur. Çmimet e biletave arritën rekorde, nga 8 mijë dollarë për më të lira deri në 35 mijë dollarë, ndërsa lozhat shkuan deri në 280 mijë dollarë, siç raportoi shtypi njujorkez.
Në një natë që ra në heshtje pas gjithë atij entuziazmi, New York Knicks nuk triumfuan në Game 3. San Antonio Spurs fituan me rezultatin 115:111. Victor Wembanyama shkëlqeu me 29 pikë dhe 13 rebounde, duke dominuar në çerekun e fundit.
Ndërsa, Jalen Brunson luftoi deri në fund me 34 pikë dhe 7 asistime, Karl-Anthony Towns shtoi 25 pikë, por mbrojtja e Spurs ishte tepër e fortë.
Spurs fituan serinë në 2-1 dhe i dhanë Knicks një paralajmërim të qartë para takimit të së mërkurës dhe udhëtimit në San Antonio më pas.
Megjithatë, tifozët në MSG nuk e humbën besimin. Brohoritjet vazhduan edhe pas fërshëllimës finale, duke kujtuar avantazhin e shtëpisë.
Jashtë arenës, sidomos në Bryant Park, mijëra tifozë kishin mbushur rrugët e Manhattanit me ngjyra portokalli e blu, duke kënduar “We Want the Trophy!”. Shtypi njujorkez e përshkroi atmosferën si “çmenduri të vërtetë”.
Siguria ishte e jashtëzakonshme.
Forcat e NYPD-së, FBI, agjentët specialë, qentë nuhatës dhe tre helikopterë vëzhguan mbi MSG. Presidenti Donald Trump, i ftuar nga pronari James Dolan, u bë presidenti i parë në detyrë që ndjek një finale NBA live. Ai u prit me thirrje “USA-USA”, por edhe me ndonjë fërshëllimë.
Entuziazmi sportiv u shoqërua me debate politike.
Kryetari i Bashkisë Zohran Mamdani, i cili bleu një biletë prej 1.000 dollarësh, deklaroi se do ta shikonte ndeshjen veçmas nga Trump, dhe, ashtu ndodhi. Ky refuzim ngriti pyetjen: A ka arritur polarizimi politik në Amerikë një nivel aq të lartë sa sporti nuk mund të bashkojë më njerëzit?
Por pavarësisht tensionit sportiv dhe politik, për qindra mijëra tifozë njujorkezë përfshirë dhe ata tifozët shqiptarët e Knicks kjo mbetet një natë feste. Energjia në MSG dhe rrugët përreth kujton fuqinë unifikuese të sportit dhe krenarinë që bashkon të gjithë newyorkezët.

