Vllaznia forcohet me dy lojtarë të akademisë, talentet shkodranë në skuadrën e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2023, 17:13

Në ditët e fundit të merkatos, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli vendos t’u besojë dy lojtarëve shkodranë të rrituzr në akademinë e klubit kuqeblu.
Bëhet fjalë për lojtarët e shpallur kampionë me Vllazninë U-21, Gledjan Pusi dhe Elidon Dulaj.
I pari mbrojtës dhe iu dyti mesfushor, do të ankorohen në ekipin e parë pasi lanë gjurmë te skuadra e shpresave dhe kompletojnë pothuajse plotësisht organikën e ekipit kuqeblu që ka ndryshuar shumë gjatë kësaj vere duke larguar shumë lojtarë dhe duke afruar të tjerë.

