VIDEO/ “Tirona Fanatics” spektakël në shkallët e "Air Albania"-s, ja gjyqtarët që do të drejtojnë derbin e kryeqytetit

Derbi i kryeqytetit është padyshim një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në futbollin shqiptar.

Në shkallët e stadiumit "Air Albania" ka nisur spektali i tifozëve, ku pamjet vijnë nga tifo-grupi “Tirona Fanatics”.

Por një vëmendje të veçantë ka si gjithmonë edhe për ata që gjykojnë sfida të tilla.

FSHF ka vendosur që të mos i besojë këtë sfidë një gjyqtari që mban stemën ndërkombëtare, por njërit që është kandidat për të qenë i tillë në të ardhmen.

Ai që do të drejtojë ndeshjen e sotme është kryesori Florjan Lata nga kolegjiumi i Durrësit, me asistentë Ilir Tartarajn dhe Xhuljo Manin. Gjyqtar i katërt është Erjon Bylykbashi. Në sallën e VAR është caktuar Kreshnik Bajramaj, me asistent Kreshnik Cjapin.

EMISIONET