VIDEO/ Tirana pret Kampionatin Europian të Minifutbollit, marrin pjesë 25 shtete

VIDEO/ Tirana pret Kampionatin Europian të Minifutbollit, marrin pjesë

Shqipëria do të mirëpresë në datat 20–24 maj Kampionatin Europian të Minifutbollit, një ngjarje që do të zhvillohet në kryeqytet, me pjesëmarrjen e 25 shteteve nga e gjithë Europa.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e cilësoi organizimin e këtij kampionati si një moment të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare sportive dhe turistike.

“Ky është një moment për të treguar jo vetëm nivelin e organizimit, por edhe pasionin dhe mikpritjen shqiptare. Tirana po bëhet gati të presë Europën”, theksoi ministri.

Kampionati organizohet nga Socca Albania, duke sjellë në Tiranë përfaqësuese nga 25 vende, çka e kthen këtë event në një nga aktivitetet më të mëdha të mini-futbollit të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

Nën moton “Tirana – Shtëpia e Futbollit”, aktiviteti pritet të krijojë një atmosferë festive përgjatë pesë ditëve të garës, duke kontribuar në rritjen e fluksit të vizitorëve dhe në promovimin e vendit si destinacion sportiv dhe turistik.

Organizimi i këtij kampionati konsiderohet një tjetër hap në forcimin e profilit ndërkombëtar të Shqipërisë si vend mikpritës i eventeve sportive me përmasa europiane.

EMISIONET