VIDEO/ Roma fiton 2-0 ndaj Udineses dhe rikthehet në krye të renditjes

Roma përfitoi nga gabimi i Napolit në Bologna dhe triumfoi 2-0 ndaj Udineses, duke u rikthyer në vendin e parë të Serinë A.
Ndeshja në 'Olimpico' u dominua nga skuadra e Gian Piero Gasperinit, e cila krijoi shumë raste dhe arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 42-të përmes një penalltie të realizuar nga Lorenzo Pellegrini. Penalltia u dha nga arbitri Collu pas rishikimit nga VAR-i për prekje të dorës nga Kamara.
Një moment i hidhur për romakët ishte dëmtimi i Dovbyk, i cili doli nga loja i shqetësuar për një dhimbje në hip. Në pjesën e dytë, Celik vulosi fitoren me golin e tij pas një shkëmbimi topash me Mancinin, duke siguruar triumfin e parë të thellë të Romës në Serie A këtë sezon.
Gjatë ndeshjes pati edhe dy goditje në traversë: Cristante në pjesën e parë dhe Atta në të dytën, që nuk lejuan golin për Udinesen. Me këtë fitore, Roma rikthehet lider në renditje, duke përfituar nga momenti jo i mirë i Napolit.
VIDEO E GOLAVE: Roma - Udinese 2-0

