VIDEO/ Kukësi vijon të surprizojë në Kupë, mund Tiranën dhe hedh një hap drejt finales

VIDEO/ Kukësi vijon të surprizojë në Kupë, mund

Pasi eliminoi Partizanin, Kukësi vazhdon të bëjë mirë në Kupë, teksa në gjysmëfinalen e parë ndaj Tiranës triumfoi 2-0.

Në ndeshjen e luajtur në Kukës, ekipi i Bledar Devollit ndëshkoi bardheblutë në minutën e 20-të.

Gjuajtja e Solodovnikov rezultoi si një asist për Mingon, i cili zhbllokoi llogaritë nga fare pranë portës.

Të besurit e Erbim Fagut provuan të reagojnë, por e patën mjaft të vështirë, ndaj një rivali shumë mirë të vendosur në prapavijë.

Në të 59-tën, kuksianët dyfishuan shifrat me Solodovnikov, i cili përfitoi në maksimum pas një përgjumje totale te Tirana.

Kukësi kështu hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, teksa finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

GOLAT:

https://streamin.one/v/fbdd24b0

https://streamin.one/v/f86b8338

EMISIONET