VIDEO/ Familja mbretërore spanjolle feston kualifikimin në finale: Felipe VI dhe Letizia me fanellat e “La Roja”

Fitorja e Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ka sjellë një valë entuziazmi në të gjithë vendin, ku emocionet kanë përfshirë edhe familjen mbretërore spanjolle.
Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia, së bashku me vajzat e tyre, Princeshën Leonor dhe Princeshën Sofia, festuan kualifikimin e kombëtares në finalen e madhe të turneut, e cila do të zhvillohet më 19 korrik.
Familja mbretërore publikoi një video nga momentet e ndeshjes, ku shfaqen të veshur me fanellat e kombëtares spanjolle dhe duke ndjekur me emocione çdo aksion të ekipit. Në pamje, ata shihen duke festuar të përqafuar pas golave dhe fitores së madhe ndaj Francës.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, Mbreti Felipe VI kontaktoi personalisht trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente, për ta uruar për suksesin dhe arritjen e finales së Kupës së Botës.
Familja mbretërore e ndoqi ndeshjen nga Barcelona, ku ndodhej pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Princesha e Gironës”. Pas fitores, ata publikuan edhe një mesazh urimi në rrjetet sociale.
“Spanja është në finale! Ju keni treguar edhe një herë pse jeni një nga ekipet kombëtare më të mira në botë. Tani, me të gjithë vendin në krahun tuaj, ka ardhur koha të luftojmë për titullin.
Faleminderit që na bëtë të shijojmë këtë rrugëtim. Le të shkojmë!”, thuhej në mesazhin e familjes mbretërore. Spanja tashmë pret të mësojë kundërshtarin në finale, i cili do të dalë nga përballja mes Argjentinës dhe Anglisë.
¡España está en la final! ????????
— Casa de S.M. el Rey (@CasaReal) July 14, 2026
Habéis vuelto a demostrar por qué sois una de las grandes selecciones del mundo. Ahora, con todo un país a vuestro lado, llega el momento de luchar por el título.
Gracias por hacernos disfrutar de este camino. ¡A por ello, @SEFutbol!#VamosEspaña |… pic.twitter.com/QeDgltZ9yz

