VIDEO/ Ronaldo ndahet nga Portugalia pas eliminimit, largohet me avion privat dhe jo me kombëtaren

Cristiano Ronaldo nuk u kthye në Portugali së bashku me pjesën tjetër të kombëtares pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026. Kapiteni portugez zgjodhi të udhëtonte me avionin e tij privat, ndërsa shokët e skuadrës u rikthyen në Lisbonë me fluturimin e organizuar nga federata.
Sipas raportimeve të Marca, 41-vjeçari u shfaq i qetë në aeroport dhe përshëndeti me mirësjellje stafin përpara nisjes.
Largimi i tij ka tërhequr vëmendjen, pasi vjen pas një Botërori ku ai ishte në qendër të kritikave.
Portugalia u eliminua nga Spanja në fazën e 1/8-ave, ndërsa shumë analistë kanë vënë në dyshim ndikimin e Ronaldos në lojën e skuadrës, duke argumentuar se kapiteni nuk arriti të përshtatej me ritmin dhe stilin e ekipit.
Pavarësisht kritikave, sulmuesi portugez shkroi një tjetër faqe historie.
Në Botërorin 2026 ai u bë futbollisti i parë që shënon në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës, pasi realizoi ndaj Uzbekistanit në fazën e grupeve.
Ronaldo e mbylli turneun me tre gola, përfshirë një penallti ndaj Kroacisë në fazën e 1/16-ave, që ishte edhe goli i tij i parë në fazat me eliminim direkt të një Botërori.
Në total, legjenda portugeze ka zhvilluar 27 ndeshje në Kupat e Botës, duke realizuar 11 gola dhe dhënë dy asistime.
Me fanellën e Portugalisë ai numëron 233 paraqitje, 146 gola dhe 46 asistime, ndërsa në karrierën e tij me kombëtaren ka fituar Euro 2016 dhe dy trofe të Ligës së Kombeve.
???? Cristiano Ronaldo was seen arriving in Lisbon this morning on his private jet after Portugal’s elimination against Spain.
— MARCA in English ???????? (@MARCAinENGLISH) July 8, 2026
He did not return with his teammates, marking a quiet end to what appears to be his final World Cup ????#ronaldo #cristianoronaldo #cr7 #cristiano pic.twitter.com/to3YoU9y9a

