Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Vedat Muriqi e ka rikthyer formën ideale të tij. Ylli kosovar ishte protagonist i Mallorcës në fundjavën që shkoi duke i realizuar dy gola ndaj Las Palmas në pjesën e parë.

30-vjeçari ishte i pandalshëm për kundërshtarët dhe me meritë u zgjodh lojtari i ndeshjes.

Por, jo vetëm kaq. Paraqitja e përfaqësuesit kosovar u vlerësua fort edhe nga faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, “Sofascore”.

Kjo e fundit e përfshiu prizrenasin në formacionin e javës së 24-t të La Ligas.

Ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios u vlerësua me notën 8.2.

Me këtë rast, përfaqësuesi kosovar i la jashtë ekipit ideal të javës në Spanjë yjet si Mbappe, Lewandowski, Vinicius, Yamal e të tjerë.

Muriqi ka realizuar gjashtë gola në këtë sezon në La Liga, ndërsa i ka bërë edhe dy asistime.

Përkundër vështirësive me të cilat u përball në këtë sezon, mes lëndimesh e rënies së formës, Muriqi shënoi veç një gol më pak se në sezonin e kaluar.

Pa dyshim, Vedat Muriqi ka qenë hero i Mallorcës në tri sezonet e fundit.

Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga

 

 

 

 

 

 

EMISIONET