Aksident në bypass-in e Fierit, drejtuesi humbet kontrollin e përplaset me bordurat e karrexhatës, ja gjendja e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2026, 19:29
Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në aksin Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “me targa AB623YI ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat e karrexhatës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

