Tragjedi në Brazil! Vritet futbollisti, bashkë me dy shokë, qëllohen nga një makinë...
Një tragjedi trondit futbollin brazilian dhe atë botëror: gjatë natës, Ricardo Emanuel Alcantara Paiva, i njohur më mirë si Ricardinho, humbi jetën nga të shtënat me armë.
Sulmuesi i ri në pronësi të Remos (klubi i serisë së tretë) ishte ulur në trotuar me dy shokë, të cilët ishin gjithashtu të përfshirë, kur një makinë e zezë u afrua. Nga makina janë qëlluar disa të shtëna, duke lënë pa shpëtim tre djemtë.
Ricardinho, 22 vjeç, sapo kishte përfunduar një ndeshje dhe ishte rikthyer në fushën e blertë në maj, pas një pushimi të gjatë nga një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar.
Dy viktimat e tjera u identifikuan si Daivison Lucas da Silva dhe Flavio de Jesus de Souza , ky i fundit një mik i Ricardinhos, sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat lokale.
Policia braziliane po heton vrasjen e futbollistit 22-vjeçar, i cili ishte aktiv në ‘Clube do Remo’ të Belém. Krimi ndodhi në komunën Marituba, një qytet në shtetin e Para të Brazilit.
View this post on Instagram