TORRES NDEROHET ME MURALE/ Vepra reziston vetëm një ditë, hiqet nga autoritetet lokale

Ferran Torres u nderua në Barcelonë me një murale gjigante pas golit që i dha Spanjës titullin e dytë kampion bote, duke tërhequr qindra tifozë për fotografi. Vepra e paraqiste sulmuesin duke puthur trofeun e Botërorit, me mbishkrimin "duke berë histori". Megjithatë, muralja u shkatërrua me parulla politike dhe në fund u fshi plotësisht nga autoritetet lokale.

TORRES NDEROHET ME MURALE/ Vepra reziston vetëm një ditë, hiqet

Ferran Torres u kthye në një ikonë kombëtare pas golit që i dha Spanjës titullin kampion të botës, ndërsa në Barcelonë iu kushtua një murale gjigante që tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe kalimtarëve.

Muralja u realizua në lagjen Gracia të Barcelonës, menjëherë pas finales së Kupës së Botës, ku Torres shënoi golin vendimtar ndaj Argjentinës.

Vepra e paraqiste sulmuesin e Barcelonës duke puthur trofeun e Botërorit, ndërsa poshtë tij ishte shkruar fraza ("Duke bërë histori"), e shoqëruar me dy yje që simbolizonin dy titujt botërorë të Spanjës.

Muralja u kthye menjëherë në një atraksion për tifozët, të cilët ndalonin për të bërë fotografi dhe për të festuar suksesin historik të kombëtares. Vetë artisti TVBoy tregoi se gjatë punës një vajzë e vogël e njohu menjëherë Ferran Torresin, moment që sipas tij dëshmoi se arti arrin të bashkojë brezat.

Vepra e artistit të njohur urban TVBoy u bë një nga pikat më të fotografuara të qytetit, por gëzimi zgjati shumë pak. Brenda 24 orëve, muralja u shkaterrua dhe më pas u fshi plotësisht nga autoritetet lokale.

Kjo pasi vepra hapi polemikat politike që shoqërojnë prej vitesh rajonin e Katalonjës.

Fillimisht, persona të paidentifikuar e mbuluan muralen me bojë të bardhë, ndërsa më pas mbi të u shkruan parulla si  "Mallkuar qoftë Spanja" dhe "Duam kombëtare katalanase", duke e kthyer simbolin sportiv në një objekt proteste politike.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat spanjolle. TVBoy deklaroi se nuk do të ndalet së krijuari vepra të tilla, pavarësisht vandalizmit, ndërsa muralja e Ferran Torres rezistoi pak më shumë se 24 orë. Në fund, shërbimet e pastrimit të Bashkisë së Barcelonës e mbuluan plotësisht murin me bojë të zezë, duke i dhënë fund një prej muraleve më të komentuara për heroin e Botërorit.

EMISIONET