Johnny Depp shfaqet i panjohshëm në rolin e Ebenezer Scrooge/ Aktori transformohet plotësisht për filmin e ri të Krishtlindjeve

Johnny Depp shfaqet i panjohshëm në rolin e Ebenezer Scrooge/ Aktori

Johnny Depp ka befasuar fansat me paraqitjen e tij të fundit në San Diego Comic-Con, ku u shfaq i transformuar tërësisht në personazhin e Ebenezer Scrooge, protagonistin e filmit të ri “Ebenezer: A Christmas Carol”.

Aktori 63-vjeçar nuk u paraqit si vetvetja, por me një pamje krejtësisht ndryshe, i veshur me kostum viktorian, pallto të gjatë blu, cilindër të zi, paruke gri dhe bastun, duke bërë që shumë të pranishëm të mos e njihnin në shikim të parë.

Depp u zhyt plotësisht në karakterin e koprracit të famshëm nga vepra e Charles Dickens, duke ruajtur sjelljen dhe mënyrën e të folurit të personazhit gjatë gjithë aktivitetit promovues.

Gjatë paraqitjes në San Diego, aktori ndërveproi me fansat duke qëndruar në rol, ndërsa shkaktoi të qeshura kur iu përgjigj një përshëndetjeje me frazën karakteristike të Scrooge: “Çfarë ka të mirë këtu?”.

Filmi “Ebenezer: A Christmas Carol”, me regji të Ti West, pritet të shënojë rikthimin e Depp në një produksion të madh hollivudian pas viteve të fundit të fokusuar në projekte ndërkombëtare dhe të pavarura.

Në adaptimin e ri të klasikës së Dickens do të luajnë gjithashtu emra si Andrea Riseborough, Ian McKellen, Rupert Grint dhe Daisy Ridley. Premiera në kinema është planifikuar për 13 nëntor.

EMISIONET