“Është çështje muajsh”, Xheneta Fetahu paralajmëron rikthimin në “Big Brother”

“Është çështje muajsh”, Xheneta Fetahu

Xheneta Fetahu mund të bëhet sërish pjesë e një formati “Big Brother”. Finalistja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur dyshimet për një rikthim të mundshëm gjatë intervistës së saj në rubrikën “25 pyetje” të “Prive By Liberta Spahiu”.

E pyetur nëse publiku mund ta shohë përsëri brenda shtëpisë më të famshme, Xheneta nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke dhënë një përgjigje që ka ngjallur menjëherë kuriozitet.

“Ndoshta. Është çështje muajsh, jo vitesh”, u shpreh ajo.

Deklarata e saj vjen vetëm pak kohë përpara nisjes së sezonit të ri televiziv, kur pritet të rikthehen edhe formatet “Big Brother VIP” në Kosovë dhe Shqipëri. Për këtë arsye, fansat kanë nisur të aludojnë se Xheneta mund të jetë në bisedime për një tjetër eksperiencë në reality show.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një rikthim në “Big Brother VIP Kosova” apo për një hyrje të mundshme në versionin shqiptar të formatit.

Gjatë intervistës, Xheneta ka folur gjithashtu për jetën personale, projektet dhe planet e saj në karrierë, ndërsa deklarata për “Big Brother” mbetet një nga momentet që ka tërhequr më shumë vëmendje.

EMISIONET