Dita e 56-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 56-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, teksa protesta kundër qeverisë Edi Rama hyn sot në ditën e 56-të.

Me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit janë nisur drejt bulevardit, duke vijuar serinë e protestave që prej javësh zhvillohen në Tiranë.

Protesta e sotme vjen edhe pas deklaratave të Ramës në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri prezantoi dokumentin politik “Besa” dhe foli për nevojën e një marrëdhënieje të re mes mazhorancës dhe qytetarëve.

Por protestuesit e kanë refuzuar këtë mesazh, duke deklaruar se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve dhe se ajo që kërkohet prej tyre nuk është një platformë e re, por largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë.

EMISIONET