Tirana ndez “luftën” për mbijetesë, bardheblutë mposhtin Flamurtarin

Tirana ndez “luftën” për mbijetesë, bardheblutë

Kanë përfunduar një prej dy ndeshjeve të para para të ditës së sotme, të vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Tirana ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0, falë golit të sulmuesit sllovak Myslovic.

Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 17 pikë në vendin e fundit, me 1 pikë më pak se Flamurtari i 9-ti dhe 2 më pak se Bylis i 8-ti.

Në krahun tjetër, Vora barazoi 1-1 me Teutën.

Për vorakët shënoi Kasalla në minutën e 26-të, ndërsa për durrsakët rrugën e rrjetës e gjeti me penallti Maçolli në të 112-tën, duke shkaktuar edhe braktisjen e ndeshjes nga lojtarët e Vorës për disa minuta.

Kështu, Vora me 24 pikë mbetet në vendin e 7-të. Ndërsa Teuta me 3 pikë më shumë, vazhdon të jetë në vendin e 5-të të renditjes.

EMISIONET