Teuta largon edhe Jakub Myszor

Teuta largon edhe Jakub Myszor

Teuta ka larguar një tjetër futbollist në këtë merkato janari.

Pas largimit të Beshirajt, Teuta ka zyrtarizuar edhe ndarjen me mesfushorin polak Jakub Myszor.

Klubi durrsak njoftoi përmes një komunikate në rrjetet sociale se, bashkëpunimi me futbollistin Jakub Myszor ka përfunduar.

Vendimi është marrë me marrëveshje dhe hyn në fuqi menjëherë.

KF Teuta e falënderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar, duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij sportiv.

Myszor i bashkohet listës së futbollistëve që kanë lënë skuadrën këtë sezon, ku përfshihen Arbër Çyrbja, Hugor Vidal, Sebastian Gonzales Zela, Gabriel Gomesh dhe Renaldo Torraj, si dhe Beshiraj.

EMISIONET