Ten Hag ‘shfryn’ ndaj gazetarëve: Krijoni përralla dhe gënjeshtra, jemi në drejtimin e duhur

Ten Hag ‘shfryn’ ndaj gazetarëve: Krijoni përralla dhe

Erik ten Hag shfryn ndaj medieve, që prej disa javësh raportojnë mbi shkarkimin e tij të mundshëm.

Trajneri holandez foli në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes së radhës në Premier League rreth kësaj teme.

“Zhurma vjen vetëm nga disa medie, të cilat krijojnë histori e përralla dhe thonë gënjeshtra.

Disa gazetarë nuk më besuan para procesit të përzgjedhjes. I pashë raportet...”, deklaroi Erik ten Hag, duke shtuar: “Brenda klubi është i qetë, paqësor”.

Trajneri holandez pranoi se pozicioni në tabelë nuk është aspak i kënaqshëm, megjithatë nuk dorëzohet: “Shoh standarde dhe statistika të mira që konfirmojnë se jemi në një drejtim të mirë, por renditja nuk gënjen dhe kjo nuk është e mirë.

Është koha për të shënuar më shumë gola. Le t'i përmbahemi planit. Jemi shumë të bindur që do të kemi sukses, ndaj qëndrojmë të qetë”, shtoi Ten Hag.

Manchester United zë vendin e 14-të në tabelë, me vetëm tetë pikë të fituara në shtatë ndeshje. Takim i radhës është ndaj Brendtfordit, në “Old Trafford”.

EMISIONET