Spektakël me 5 gola në Bergamo, Atalanta fiton ndaj Milanit

Spektakël me 5 gola në Bergamo, Atalanta fiton ndaj Milanit

Fitore spektakolare e Atalantës përballë Milanit.

3-2 përfundoi takimi i luajtur në “Geëiss Stadium”. Ademola Lookman kaloi dy herë në avantazh skuadrën e Gasperinit, por kuqezinjtë e Piolit reaguan me Oliver Giroud dhe Luka Jovic.

Charles De Ketelaere humbi dy mundësi të pastra përballë ish-skuadrës së tij, ndërkohë që Mike Maignan ndihmoi Milanin me pritjet e tij fantastike.

Deri në minutën e pestë shtesë, kur u thye nga klasi i Luis Muriel, i cili realizoi golin e parë sezonal në Serie A me një finte të jashtëzakonshme.

“Djalli” mbetet në vendin e tretë me 7 pikë më pak se Juventusi kryesues. Vendi i shtatë me 23 pikë për Atalantën e Berat Gjimshitit (titullar) që i afrohet zonës Champions.

 

EMISIONET