"Skenari i Botërorit", Stefa: Franca është favorite, Anglia rrezikon të dështojë nga presioni!

Gazetari Gjergj Stefa e sheh Francën si kandidaten kryesore për të fituar Kupën e Botës 2026, ndërsa paralajmëron se faza me eliminim direkt do të sjellë surpriza të mëdha. Në një intervistë për “Ora News”, ai vlerësoi gjithashtu paraqitjen e Meksikës dhe skuadrave afrikane, duke theksuar se futbolli botëror po hyn në një epokë të re.

Sipas Stefës, Franca ka ndërtuar prej vitesh një model të suksesshëm, falë politikave të ndjekura që nga viti 1998 dhe integrimit të talenteve me origjinë nga ish-kolonitë franceze. Ai e cilësoi skuadrën e Didier Deschamps si një superfuqi të futbollit botëror dhe tha se vetëm fati ose vetë francezët mund t’i ndalin në rrugën drejt trofeut.

Një vlerësim të veçantë ai bëri edhe për Kylian Mbappé, duke u shprehur se sulmuesi francez është një futbollist që "ka lindur për të luajtur Kupat e Botës". Sipas tij, pavarësisht kritikave në nivel klubesh, Mbappé shndërrohet në protagonist sa herë luan në Botëror.

Duke analizuar kundërshtarët, Stefa u ndal te Maroku, të cilin e përshkroi si një "Francë të vogël", për shkak të lidhjeve të shumta mes futbollistëve të dy vendeve. Ai theksoi se kombëtarja marokene është kthyer në një nga fuqitë më të mëdha të futbollit afrikan dhe ka potencialin për të surprizuar edhe në këtë edicion.

Gazetari vlerësoi edhe paraqitjen e Meksikës, e cila sipas tij ka gjetur ekuilibrin e duhur mes trajnerit, skuadrës dhe tifozëve. Ai nënvizoi se faktori fushë dhe atmosfera në stadiumin "Azteca" mund të jenë armë të forta për vendasit në fazën e ndeshjeve me eliminim direkt.

Stefa beson se një nga tre vendet organizatore – Shtetet e Bashkuara, Meksika ose Kanadaja – mund të shkojë më larg sesa parashikohet, madje nuk përjashtoi mundësinë që njëra prej tyre të arrijë deri në gjysmëfinale.

Në analizën e tij, ai u ndal edhe te Anglia, duke paralajmëruar se një eliminim i mundshëm do të konfirmonte krizën e skuadrave tradicionale evropiane, pas dështimeve të Gjermanisë dhe Holandës. Sipas tij, problemi kryesor i anglezëve nuk lidhet me cilësinë në fushë, por me aspektin psikologjik.

"Anglia nuk çalon në fushë, Anglia çalon në mendje", u shpreh Stefa, duke shtuar se faza vendimtare e Botërorit do të tregojë nëse favoritët do të konfirmojnë pritshmëritë apo nëse turneu do të vazhdojë të prodhojë surpriza.

Gjergj Stefa: Franca është një skuadër që që nga viti 1998, kur francezët ndryshuan komplet politikat e futbollit dhe më së shumti u munduan që ta bazonin vlerën e futbollistëve të tyre në kolonitë të cilat kishin emigruar për në Francë, dhe kjo duket qartë asgjë dhe sot e kësaj dite. Franca është bërë një nga superfuqitë e futbollit evropian. Madje mua më duket se edhe kur dështon, është çështje fati dhe rastësie. Kampionë të padiskutueshëm në vitin 2018, vetëm Messi mund t'i ndalte në vitin 2022 dhe tani favorit kryesor për të fituar sërish Kampionatin Botëror 2026. Për më tepër, siç i duhet çdo skuadre, kjo skuadër ka një yll që quhet Kylian Mbappé.

Një futbollist që për mendimin tim ka lindur për të luajtur vetëm Kupa Bote. Pra se po ta shohësh, shumë i kontestuar me Real Madrid, por sa herë thirret për të luajtur një Kupë Bote, kjo është kupa e tretë e tij e botës, megjithëse është vetëm 24 vjeç. Imagjino të fitojë kaq shpejt kupën e dytë, ndërkohë që ka humbur një finale dhe ka fituar një tjetër. Kështu që e parë në këtë vështrim, Anila, unë them që në mënyrë ironike, Francën mund ta mundi vetëm vetja e saj. Por në rrugëtimin që ka për të shkuar në finale do të përballet me Marokun, që është një Francë e vogël, sepse shumë futbollistë të Marokut kanë luajtur me skuadrat e moshave të Francës, dhe disa nga lojtarët francezë kanë prejardhjen nga Maroku, gjë që e vuajti dhe Holanda sepse këtë simbiozë kishte dhe Maroku me Holandën.

Maroku është një superfuqi afrikane që përveçse furnizoi për shumë vite kombëtaret e mëdha si Franca dhe Holanda, tani gjeti pak mundësi t'i ofrojë vetes një skuadër të madhe.

 I ka fituar të katërta ndeshjet. Është një skuadër që i ka dominuar. Faktori fushë është shumë i rëndësishëm. Luan në Azteca, është një është një stadium madhështor. Më përpara aty janë luajtur finalet e Kupës së Botës '70 Brazil-Itali dhe finalja e Kupës së Botës '86 Argjentinë-Gjermani.

Pra Brazili dhe Argjentina janë janë shpallur kampionë bote në në atë stadium. Meksika ka qenë gjithmonë një skuadër pedante, një skuadër e vështirë për t'u mundur, por tani ka gjetur ekuilibrin midis vetes, trajnerit, stafit dhe tifozëve. Dhe nuk është çudi që dhe këta të shkojnë larg.

Por duhet të kemi parasysh që tani fillojnë ndeshjet e mëdha, ndeshjet e vërteta. Sepse nga një 1/8 finale e mbrapa, presioni fillon dhe rritet. Unë mendoj që një nga organizatorët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika ose Kanadaja mund të shkojnë disi më larg se ç'mendojnë njerëzit. Njëra nga këto do të jetë patjetër në çerekfinale, por nuk është çudi që njëra mund të jetë dhe në gjysmëfinale nga këto të treja.

Në qoftë se Anglia do të dështojë sot, pas dështimit të Gjermanisë dhe pas dështimit të Holandës, do të konfirmonte një kapitullim të jashtëzakonshëm të skuadrave të mëdha europiane, që kjo mund të meritonte një studim dhe një emision më vete, një analizë më të thelluar, se përse erdhëm në pikën kur skuadrat të cilat dikur ishin të panjohura, sot e dominojnë futbollin europian. Dikur as nuk mendohej që Maroku dhe Paraguaji do t'i jepnin probleme dy ekipeve si Gjermani dhe Holandë. Dhe po kështu dhe për Anglinë.

Anglia edhe nëse kalon sot, unë mendoj që me Meksikën do ta ketë jashtëzakonisht shumë të vështirë. Dhe duhet të thërrasë nën armë cilësinë e lojtarëve të vet të jashtëzakonshëm për të bërë një ndeshje të madhe. Por, kemi parasysh një gjë: ndeshjet e mëdha duan kushte të mëdha. Dhe tani të luash atje në Amerikë, Meksikë, me atë ambientin e tyre, pra se ka të bëjë dhe kjo gjëja shumë, ku luajnë ata.

Ndjehen më mirë. Kështu që, por Anglia të kalojë njëherë ndeshjen sot se me sa po shohim ky është botërori i skuadrave afrikane dhe Kongo mund të jetë një përfaqësuese e denjë e këtij profili. Anglia nuk çalon në fushë, Anglia çalon në mendje. Domethënë anglezët kanë pasur jetë e mot skuadra shumë të mëdhaja, Anglia ka pas... për mua ka merituar të fitojë për cilësinë e lojtarëve dy-tre europianë dhe dy-tre botërorë, dy herë finaliste në europianin e fundit.

EMISIONET