INFLACIONI DHE EKONOMIA DO RRITEN/ Guvernatori: Tensionet gjeopolitike, efekte në ekonomi

Inflacioni pritet të rritet edhe në gjysmën e dytë të vitit si pasojë e tensioneve gjeopolitike, ndërsa ekonomia shqiptare po ashtu pritet të zgjerohet. Banka e Shqipërisë la të pandryshuara normat e interesit, duke vlerësuar se ato po mbështesin kreditimin.

Rritja e cmimeve pritet të vijojë edhe në gjysmën e dytë të vitit si efekt I tensioneve gjeopolitike parashikon Banka e Shqipërisë.

Ekonomia shqiptare ndërkohë pritet të vijojë rritjen solide, sipas analizës së  Këshillit Mbikqyrës të Bankës Qëndrore.

Në analizën e rritjes ekonomike Guvernatori Gent Sejko theksoi se peshën e mbajnë shërbimet, ndërsa sektori prodhues po bie

Normat e ulëta të interesit vlerësohe se po nxisin kreditimin.

Bazuar në informacionet e tregut Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që ti mbajë të pandryshuara normat e interesit.

EMISIONET