Shkarkimi i Rudi Garcias, Napoli nuk humb kohë dhe rikthen në stol ish-trajnerin

Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Rudi Garcia, drejtuesit e Napolit nuk kanë humbur kohën për të gjetur zëvëndësuesin e francezit. Bëhet fjalë për trajnerin Walter Mazzarri.
Italiani ka drejtuar më parë Napolin në vitet 2009-2013 duke fituar një Kupë Italie.
Ka qenë vetë presidenti i klubit De Laurentis që ka bërë të ditur rikthimin e Mazzarrit duke shkruar në X: Mirë se u ktheve ‘Mister’!
Ai ka nënshkruar një kontratë që skadon në qershor të vitit të ardhshëm, pa opsion rinovimi. Takimin e parë të rikthimit në stolin napoletan, Mazzarri do ta zhvillojë pas ndeshjeve të kombëtareve kundër Atalantës.
Mazzarri më parë ka drejtuar edhe ekipin e Interit në sezonin 2013-2014.



