Macron pas vizitës me Kryeministrin Rama: Marrëdhëniet me Shqipërinë po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mirëpritur kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe thekson bashkëpunimin në disa fusha kryesore.
Macron shkruan se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës po zhvillohen në mënyrë pozitive, veçanërisht në inovacion, arsim, kulturë dhe turizëm.
Ai shton se ky bashkëpunim duhet të marrë një shtysë të re edhe në ekonomi dhe mbrojtje.
Në statusin e tij, presidenti francez shpreh gjithashtu mbështetjen për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe për reformat që vendi po ndërmerr në këtë proces.
Bienvenue cher @ediramaal.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) June 22, 2026
La très bonne dynamique de la relation entre l’Albanie et la France dans l’innovation, l’éducation et l’enseignement supérieur, la culture et le tourisme, témoigne de notre proximité.
Nous voulons lui donner un nouvel… pic.twitter.com/uvLxoa7LPo

