Salah kërkon largimin me çdo kusht nga Liverpool

Salah kërkon largimin me çdo kusht nga Liverpool

Sulmuesi i Liverpool, Momo Salah kërkon me cdo kusht largimin me destinacion Al-Ittihad por Jurgen Klopp e konsideron shumë të rëndëssishëm për skuadrën e 31-vjeçari mund të largohet vetëm për një shumë marramendëse dhe jo për 90 milionë euro që oferon klubi arab ku luan edhe Karim Benzema.

Gjatë orëve të ardhshme, palët mund të arrijnë në një marrëveshje që do të kënaqte të gjithë aktorët, ndërsa Salah do të bashkohej me klubin që i premton 500 milionë euro në 5 sezone dhe një pjesë të aksioneve të klubit nga Lindja e Mesme.

Momentalisht, Salah arkëton 25 milionë euro në sezon te Liverpool por oferta e verdhezinjve duket e parezistueshme. 4 herë më shumë para në llogarinë e tij bankare dhe një jetë luksi në Jeddah ku drejtuesit janë gati të plotësojnë të gjitha kërkesat e Faraonit i cili rinovoi me Liverpool sezonin e kaluar.

EMISIONET