Skandali i radhës në Britani, masazhatorja “shënjestron” sportistë por pa dhënë emra
Tabloidi anglez “Daily Mail" hedh “bombën” me një dëshmi të një vajze e cila ka mgjallur polemika dhe ka krijuar kaos në botën e futbollit.
Bëhet fjalë për një masazhatore e cila rrëfen ekseprriencat seksuale me shumë yje të sportit në ishull. Vajza anonime thekson se ka pasur marrëdhënie seksuale edhe me dy futbollistë të Kombëtares Angleze, ndërsa nuk preferon të zbulojë identitetin për të ruajtur privatësinë. Në listën e saj të gjatë figurojnë edhe tenistë, yje të regbisë dhe sportistë nga shumë disiplina.
Intervista në “Daily Mail”:
“Kam pasur marrëdhënie seksuale treshe me dy futbollistë shumë të njohur të skuadrës së Anglisë. Njëri erdhi me një peshqir shumë të hollë dhe nisa t’i bëja masazh, teksa i përmenda shumë dëmtime që ka pasur sepse i kuptoja nga masazhi. Nisi të më ngacmonte pak por e mora me shaka. Ai ishte një futbollist që nuk shkonte mirë me gruan dhe vetëm flirtonte por nuk mendova kurrë se ka fantazuar. Por, më pas nisi të bënte komplimenta të forta”.