REZULTATET/ Liga e Kombeve, Ukraina dhe Çekia ndajnë pikët! Gjermania, Italia e Franca nuk falin
Ndeshjet e Ligës së Kombeve prodhuan spektakël dhe gola ku spikasin triumfet e kombëtareve “big” si Gjermania, Franca dhe Italia.
“Azurrët” nuk hasën vështirësi ndaj Izraelit, teksa fitoi 4-1. Franca mundi 1-2 Belgjikën, me dopietën e Kolo Muani. Goli i Opendas për “djajtë” shërbeu vetëm për statistikë.
Gjermania kaloi 1-0 pengesën e Holandës me golin e vetëm që u realizua nga Leweling.
Ndërkohë në duelet e tjera, Ukraina dhe Çekia, dy rivalet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndanë pikët në barazimin 1-1.
Fitore të rëndësishme në këtë mbrëmje arritën edhe Hungaria, Turqia, Suedia dhe Uellsi.
REZULTATET