Real Madrid përgatit ofertën bombastike për Rodrin

Real Madrid përgatit ofertën bombastike për Rodrin

Rodri ka mbyllur sezonin në formën më të mirë të mundshme, duke rikuperuar plotësisht pas dëmtimit në ligamentin e gjurit që e mbajti jashtë për një pjesë të madhe të vitit. Me rikthimin në fushë, mesfushori spanjoll është kthyer menjëherë në shtyllën e mesfushës së Manchester City, nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Megjithatë, sipas “The Sun”, klubi i Real Madrid, tani i drejtuar nga Xabi Alonso, është gati të bëjë një ofertë marramendëse prej 115 milionë eurosh për ta sjellë Rodrin në “Santiago Bernabéu”.

Kontrata e mesfushorit me City-n është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, dhe aktualisht nuk ka negociata për rinovim. Kjo situatë i ka dhënë shpresë Realit që të veprojë në mënyrë të shpejtë për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.

Në Madrid, Rodri shihet si pasardhësi ideal i tandemës legjendare Toni Kroos–Luka Modric, dhe në “Los Blancos” mendojnë se ai ka potencialin për të fituar edhe Topin e Artë, pas paraqitjeve mbresëlënëse që ka pasur si lider i padiskutueshëm në mesfushë.

Nëse operacioni finalizohet, do të ishte një tjetër goditje e madhe në merkato për Real Madridin dhe një sfidë e re për Rodrin në vendlindjen e tij.

EMISIONET