Raul në dilemë, të presë Real Madridin apo të drejtojë në Europë

Raul në dilemë, të presë Real Madridin apo të

Prej ditësh qarkullon lajmi se Raul Gonzalez, ish bomber spanjoll dhe ish kapiteni i Real Madrid që tani është trajner i të rinjve të Castillas, kërkohet nga Eintracht Frankfurt. Klubi gjerman e shikon si pasuesin e Hutter që u largua te M’Gladbach dhe Raul ka një eksperiencë shumë të mirë si futbollist te Schalke 04 dhe e vlerëson këtë mundësi si të dobishme për rritjen si trajner.

Që prej qershorit të 2019, 43-vjeçari po bën mirë me Castillan e Real Madrid duke shkuar deri në playoff dhe me një stil loje 4-3-3 të pëlqyeshëm ai shihet si një trajner i kujdesshëm dhe ofensiv ndaj dhe Eintracht është gati  t’ia besojë stolin por në mendimet e ish sulmuesit tani është edhe ekipi i parë i Real Madrid.

Sigurisht është ëndrra e tij të drejtoj klubin ku ai bëri emër dhe mbajti shiritin e kapitenit dhe duke parë situatën me Zidane ku humbja e titullit mund të vërë ne diskutim francezin, Raul mund të bëhet zgjidhja emergjente për Florentino Perez. Presidenti mund të përsërisë formulën Zidane që e mori nga ndihmës trajner dhe i besoi skuadrën dhe tani të bëj të njëjtën gjë sërish me Raul.

Për ish bomberin e “los blancos”, janë javë dilemash pasi në tryezë ka ofertën nga Bundesliga dhe për çështje ditësh mund të vijë edhe ajo nga presidenti Perez.

 

EMISIONET