Rafinha prek tifozët me mesazhin e tij pas dëmtimit: Djali që ëndërronte fanellën e Brazilit është ende këtu!

Rafinha prek tifozët me mesazhin e tij pas dëmtimit: Djali që

Ndeshja e Brazilit kundër Haitit ishte një shkak për festë, por edhe një lajm i keq. Brazili ka thyer akullin, ka fituar besimin, është kthyer në lojën e tij tradicionale, duke entuziazmuar tifozët në stadium. Dhe ky ka qenë një lajm jo i mirë, por shumë i mirë për trajnerin Ançeloti dhe njëkohësisht edhe të gjithë tifozët e skuadrës karioka. Por në të njëtën kohë Brenda atij 80- minutëshi ka pasur dhe një lajm të keq, i cili ka hidhëruar të gjithë.

Dëmtimi i Rafinjës, një lojtar i rregullt në njëmbëdhjetëshit titullar ishte një dush me ujë të ftohtë për ekipin. Jo aq shumë për shkak të opsioneve për ta zëvendësuar atë, por më tepër për shkak të humbjes së një lideri në fushë.

Edhe pse pritet që dëmtimi i sulmuesit të mos zgjasë shumë me kalimin e ditëve, në Brazil janë të kujdesshëm me rikuperimin e tij. Objektivi, në letër, do të ishte që ai të ishte në dispozicion për raundin e 16 të Kupës së Botës në rast të zgjidhjes së problemit fizik. Në atë që u bë një heshtje e zgjatur, Rafinja i dha fund pritjes për të reflektuar mbi këtë pengesë të Kupës së Botës. Lojtari i Barcelonës publikoi mendimin e tij në rrjetet e tij sociale.

“Unë zgjodha një foto që ka shumë domethënje Brenda, një foto sepse më kujton se ku filloi gjithçka”.
Djali që ëndërronte të vishte fanellën e kombëtares braziliane është ende këtu. Me të njëjtat ëndrra, të njëjtën dhe të njëjtën dëshirë për të përfaqësuar vendin.

“Unë e dua futbollin, më pëlqen ajo që bëj dhe më pëlqen të vesh fanellën e kombëtares braziliane. Ata që më njohin e dinë se sa kërkues jam nga vetja dhe sa shumë punoj çdo ditë për t’u përmirësuar. Dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të jem me shokët e mi të skuadrës, të luftoj për qëllimet tona dhe të dhe për të sjellë gëzim për tifozët brazilianë”.
Kaq ka mjaftuar që edhe ai ashtu si Vinicius dhe sigurisht Nejmar, të kthehet në idhull të Seleçaos.

EMISIONET