PSG nuk ka lidhje me të tjerat, Marseja e ndjek, ja pagat mesatare në Ligue 1…

PSG nuk ka lidhje me të tjerat, Marseja e ndjek, ja pagat mesatare në

Kampionët evropianë janë në një ligë tjetër. Me një pagë mesatare bruto prej 650.000 eurosh për lojtar, PSG dominon renditjen e pagave në Ligue 1 - një faturë që ka mbetur pothuajse e qëndrueshme, duke u rritur me "vetëm" 3.000 euro krahasuar me sezonin e kaluar.

I dyti pas Paris Saint-Germain, vjen Olympik Marseja (OM) që shpërndan mesatarisht 300.000 euro bruto në muaj, 50.000 euro më shumë se sezonin e kaluar. Monaco plotëson tre të parët me 140.000 euro, të njëjtat me sezonin e kaluar.

Më çuditërisht vjen, RC Lens, në garë për titullin e Ligue 1, që renditet në vendin e dhjetë në këtë renditje me një pagë mesatare bruto prej 80.000 eurosh, një rritje prej 14.000 eurosh.

Duke përjashtuar ekipet e sapongjitura në kategori - të dhënat e të cilave nuk ishin të disponueshme sezonin e kaluar - vetëm Strasbourg (100.000 € krahasuar me 85.000 €) dhe Auxerre (40.000 € krahasuar me 37.000 €) tregojnë gjithashtu një rritje krahasuar me sezonin 2024-2025.

Anasjelltas, Nantes ka ulur në mënyrë drastike pagat e saj, duke rënë nga 80.000 € në 50.000 € bruto në muaj. ‘Kanarinat’ pasohen nga Angers (rënie prej 33.3%), pastaj Toulouse (rënie prej 22.2%).

Ja pagat mesatare bruto të Ligue 1 për vitin 2026:

1. PSG: 650,000 € (647,000 € në 2025)

2. O. Marsejë: 300,000 € (250,000 €)

3. Monaco: 140,000 € (140,000 €)

4. Rennes: 118,500 € (115,000 €)

5. O. Lyon: 110,000 € (120,000 €)

6. Strasburg: 100,000 € (85,000 €)

7. Nice: 98,000 € (110,000 €)

8. Lille: 95,000 € (95,000 €)

9. Paris FC 84 000 € (*)

10. Lens 80 000 € (66 000 €)

11. Nantes, Brest: 50,000 € (Nant 80,000 € në 2025,

12. Brest: (60,000 €)

13. Lorient: 42,500 (€ *)

14. Auxerre: 40,000 ( € 37,000)

15. Toulouse: 35 000 € (45 000 €)

16. Metz: 28 000 € (*)

17. Le Havre: 20 000 € (22 000 €)

18. Angers: 18 000 € (27 000 €)

EMISIONET