Portugali-R.D. Kongo/ Luzitanët nuk u besojnë syve, Ronaldo humb dy raste të arta për shënim

Portugali-R.D. Kongo/ Luzitanët nuk u besojnë syve, Ronaldo humb dy

Portugalia luan ndeshjen e parë të Botërorit 2026, ku në Houston do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos.

Luzitanët kërkojnë ta nisin me fitore, ndërsa në krye të tyre është rekordmeni Cristiano Ronaldo, i cili i bashkohet Messit, si dy lojtarët e vetëm që luajnë në gjashtë kampionate Botërorë.

Nga ana tjetër, ekipi afrikan kërkon të jetë surprizë e kësaj Kupe Bote dhe këtë gjë kërkon ta tregojë qqë në ndeshjen e parë.

Rezultati Live:

Portugali 1-1 R.D. Kongo

Neves 6′ / Wissa 45+5′

Ngjarjet Kryesore:

74′ Ronaldo humb shansin e radhës, duke goditur sërish jashtë.

68′ Ronaldo merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij përfundon jashtë. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+6′ Mbyllet pjesa e parë!

45+5′ Goool R.D. Kongo 1-1/ Wissa godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe rikthen baraspeshën. (Video)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

6′ Goool Portugalia 1-0/ Pedro Neto kroson drejt zonës dhe Joao Neves godet me kokë për ta çuar topin drejt rrjetës. (Video)

1′ Starton sfida në Houston!

Formacionet Zyrtare:

Portugali-R.D. Kongo/ Luzitanët nuk u besojnë syve, Ronaldo humb dy

EMISIONET