Pirlo: Nuk kam frikë për të ardhmen. Buffon njofton largimin nga Juventusi

Pirlo: Nuk kam frikë për të ardhmen. Buffon njofton largimin nga

Andrea Pirlo është një prej përgjegjësve të situates jo të mirë që po kalon Juventusi me këta të fundit që po rrezikojnë pas shumë vitesh pjesëmarrjen në Champions League.

Trajneri Italian shumë i kritikuar së fundmi, foli në prag të ndeshjes me Sassuolon ku u përpoq të karikonte skuadrën me fjalë pozitive.

“Nuk dua të shoh shenja dorëzimi nesër. Jemi një pikë nga zona Champions League dhe kemi tre ndeshje për të luajtur. Futbolli të mëson se gjithçka mund të ndodhë, unë humba një Champions League duke fituar 3-0 në pjesën e parë prandaj duhet të kemi një qëndrim pozitiv. Qëllimi ynë është të provojmë se e meritojmë Ligën e Kampionëve dhe mund ta bëjmë atë vetëm me rezultate. Pas disfatës ndaj Milanit kishte zhgënjim, por qëllimi ynë nuk ndryshon, ne kemi për detyrë të besojmë deri në fund”.

I pyetur nëse e mendon shkarkimin dhe nëse ka frikë se nuk do të jetë pas ndeshjes me Sassuolon trajneri i Juventusit, Pirlo jep përgjigje të fortë.

“Frikë? Unë nuk kam asnjë frikë, unë mendoj vetëm për të mirën e Juventusit, që vjen para së gjithash, para lojtarëve dhe trajnerëve. Nesër është i nevojshëm një prove kolektike karakteri, pavarësisht se kush do të luajë. Ne duhet ta nderojmë fanellën dhe nuk mund të lejojmë më paraqitje si ajo me Milanin. Ka kaq shumë karikim te unë dhe skuadra, jemi të nervozuar dhe të zhgënjyer ndaj kemi detyrën të sepse ne jemi Juventus dhe nuk mund të heqim dorë nga ky klasifikim” përfundoi trajneri Italian që në rast të një rezultati negativ ndaj Sassuolos rrezikon shkarkimin e menjëhershëm.

Ndërkohë një tjetër lajm i rëndësishëm erdhi nga bardhezinjtë ku legjenda Gigi Buffon njofton largimin në fund të sezonit nga Juventusi. Portieri veteran u shpreh se ka dhënë maksimumin për skuadrën dhe se me ciklin e mbyllur është mëse e drejtë që ai të marrë këtë vendim. Buffon deklaroi se mund të tërhiqet përfundimisht nga futbolli nëse nuk gjen një eksperience të re që i jep stimuj të ri për të luajtur ende si protagonist.

EMISIONET